Rusia: Zjarri në nëndetëse është nën kontroll

Zyrtarët rusë kanë deklaruar se zjarri që shpërtheu për më shumë se nëntë orë në nëndetësen nukleare tani është nën kontroll.
Ministri i Emergjencave, Sergei Shoigu tha se zjarri në Jekaterinbur është lokalizuar, pas përpjekjeve për ta fundosur pjesërisht anijen.
Më herët, autoritetet thanë se nuk ka pasur rrjedhje të rrezatimit në det, në rajonin Murmansk.
Ata thanë se reaktori bërthamor është mbyllur dhe të gjitha armët e janë hequr nga nëndetësja 167-metërshe.