E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia akuzon për herë të parë SHBA-në, për përfshirje të drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë

Rusia akuzoi sot për herë të parë SHBA-në, për përfshirje të drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë. Kremlini kishte akuzuar më parë SHBA-në për një “luftë proxy”, por zyrtarët rusë i kanë shtuar akuzat duke thënë se administrata Biden po miratonte objektivat për raketat Himars të prodhimit amerikan.

Gjenerallejtënant Igor Konashenkov, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Moskës, tha se SHBA është “drejtpërdrejt përgjegjëse” për sulmet me raketa që vranë civilë në rajonin e Donbasit. Thirrjet e përgjuara midis zyrtarëve ukrainas e vërtetuan këtë, tha ai. BBC nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimin e tij dhe zyrtarët amerikanë nuk komentuan menjëherë. /BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›