Rusia blen anije luftarake nga Franca

Rusia ka nënshkruar sot një kontratë të vlefshme 1 miliard dollarë për të blerë dy anije lufte franceze.
Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit i cili u bë në kohën kur mbahej Forumi Ekonomik i Shën Peterburgut.
Drejtori i një korporate ushtarake ruse, Anatoli Isaikin, ka thënë se Franca është pajtuar që të transferoj teknologji të ndjeshme. Sipas një marrëveshje paraprake të arritur në dhjetor, bënë që dy anije luftarake të ndërtohen në Francë dhe dy të tjera të ndërtohen edhe në Francë dhe një pjesë e tyre në Rusi.
Blerja, e para e Rusisë nga një anëtar i NATO-s, ka nxitur shqetësimin e aleatëve të Francës si dhe të disa ish shteteve sovjetike.