Zhoze Murinjo nuk do te jete me trajner i Realit te Madridit

Tashmë gjithçka është zyrtare. Zhoze Murinjo nuk do të jetë më trajner i Realit të Madridit.
Divorci do të vijë më 2 qershor dhe ishte vetë presidenti Florentino Perez që e deklaroi një gjë të tillë, një ditë më parë para mediave.
Gjithçka është arritur me akord, pasi Murinjo kishte thënë se ishte më mirë që ai të largohej.
Pritet që ai të shkojë tek Çelsi dhe të prezantohet atje, ndërsa në “Santiago Bernabeu” fitoi 50 milionë euro në 3 sezone si dhe shpenzoi 162 milionë euro për blerje.
Në Madrid, pati probleme thuajse me të gjithë, pa përjashtuar as presidentin. Valdano, Zidan, Kasijas apo Ramos ishin vetëm disa nga personazhet që ranë në konflikt me të.
Murinjo fitoi 3 trofe në 3 sezone në stolin e Madridit, kupën në 2011, kampionatin në 2012 dhe superkupën po në 2012.
Ai nuk arriti dot të fitonte Champions Leaguen ndonëse arriti 3 herë radhazi në gjysmëfinale.