Rusia dhe Kina hidhërojnë Perëndimin dhe botën arabe

Të 13 vendet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit, votuan në favor të rezolutës, e cila e mbështet planin e Ligës Arabe, që i bënë thirrje presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, që të tërhiqet.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, e ka akuzuar “çiftin anëtar” në Këshillin e Sigurimit, se e kanë shitur popullin e Sirisë “për ta mbrojtur një tiran frikacak”.
Ambasadori francez në OKB, Jerard Arod, tha se Kina dhe Rusia ishin “bashkëpunues në politikën e represionit të ndërmarrë nga regjimi i Damaskut”.
Rusia ka shfaqur pakënaqësi lidhur me propozim rezolutën, duke thënë se ajo ishte jo-përkatëse dhe paraqiste përpjekje për “ndryshim të regjimit” në Siri.
Në ndërkohë, në shtatë qytete në mbarë botën, protestuesit i kanë sulmuar këtë fundjavë ambasadat e Sirisë, pasi trupat siriane, duke përdorë artileri të rëndë, i kanë granatuar lagjet në qytetin qendror Homs, duke vrarë së paku 200 njerëz.
Protestuesit i kanë shkatërruar zyrat diplomatike të Sirisë në shumë qytete, duke filluar nga Londra e deri në Kanberra të Australisë. Ambasada e Sirisë është djegur edhe në Kajro.