E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shmanget një aksident ajror në Australi

Një “Boeing 747”, me më shumë se 300 udhëtarë në bord iu afrua tragjedisë, kur u kryqëzua fare pranë me një aeroplan të vogël në ajër në Brisbain, Australi.

Momenti në të cilin dy aeroplanët iu afruan përplasjes u kap nga një fotograf amator, i cili kishte drejtuar objektivin drejt aeroplanit të madh, kur papritur në rrezen e tij u përfshi edhe “Cessna”.

”Pashë fillimisht një “Boeing 747” në ulje dhe duke qenë se më në fund pas shumë ditësh kishte dalë dielli, vendosa të fotografoja një tjetër aeroplan. Përgatita aparatin fotografik dhe pas dhjetë minutash dëgjova zhurmat e motorëve të një aeroplani. Kur dola të fotografoja, u shtanga kur pashë që pranë tij ndodhej një tjetër aeroplan i vogël dhe kur të dy kaluan fare ngjitur”, dëshmoi fotografi amator, banues pranë aeroportit.

Në të vërtetë, “Boeing” i kompanisë “Qantas” dhe aeroplani i vogël u ndanë nga një distancë prej rreth 500 metrash, në kufijtë e kufirit të rrezikut.

Nga ana tjetër, piloti i “Cessna”-s u tregua i aftë që të manovronte me shpejtësi dhe të nxirrte aeroplanin nga vorbulla e lënë pas “Boeingut”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›