E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dhe Kina i filluan manovrat e përbashkëta ushtarake

Rusia dhe Kina i kanë filluar ushtrimet e përbashkëta ushtarake detare, që do të vazhdojnë deri më 27 prill.

Ushtrimet me emrin “Bashkëpunimi detar 2012”, po mbahet në Detin e Verdhë, me pjesëmarrjen e më se 20 anijeve të marinës nga të dy vendet, me ç’rast stërvitet mbrojtja e përbashkët ajrore, taktika e nëndetëseve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Zëvendësshefi i shtatmadhorisë së ushtrisë së Rusisë, Leonid Sukhanov, e ka shpallur fillimin zyrtar të ushtrimeve.

Anijet e Flotës së Paqësorit të Rusisë të shtunën kanë arritur në portin kinez Qingdao.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka theksuar se në ushtrime do të përdoret gjuha ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›