E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë hetimet për rrëzimin e aeroplanit në Pakistan

Inspektorët e aviacionit civil janë duke hetuar në Pakistan shkaqet që sollën përplasjen e një Boeing 737 të “Air Bhoja”, gjatë aterrimit në aeroportin e Islamabadit.

Të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit, në total 127 persona, gjetën vdekjen në këtë aksident, ndërsa një numër i pacaktuar banorësh të fshatit ku u përplas aeroplani gjithashtu janë konfirmuar të vdekur.

Trupat e shpëtimit kanë arritur të identifikojnë 72 kufoma, shumica tejet të dëmtuara, ndërsa për të identifikuar të gjithë mbetjet njerëzore do të duhen teste të detajuara gjenetike.

Copat e shkatërruara të aeroplanit janë shpërndarë në një rreze prej disa kilometrash nga forcat e përplasjes, ndërsa për momentin, kushtet e vështira atmosferike dhe një avari e mundshme në motorë janë dy arsyet e konsideruara si më të mundshmet për këtë aksident.

Në një konferencë për shtyp, Nadeem Khan Yousafzai, kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil në Pakistan, tha se: “Aeroplani ndodhej në një lartësi prej 880 metrash, kur për një arsye të pashpjegueshme, shkoi me hundë te poshtë dhe u përplas me tokën brenda disa sekondash”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›