E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia dhe Siria flasin për sulmin izraelit

 Rusia dhe Siria kanë diskutuar për sulmin ajror të Izraelit në një kompleks ushtarak pranë Damaskut.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur në telefon me homologun e tij sirian, Walid al-Moallem.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se Lavrov është shprehur i shqetësuar me veprimin e Izraelit, duke thënë se hapat e tillë mund të destabilizojnë edhe më shumë situatën në rajon.

Lavrov ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe ka theksuar nevojën e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Ministria ka thënë se Rusia vazhdon të analizojë rrethanat e këtij sulmi.

Sipas aktivistëve të opozitës siriane, sulmi i së dielës ka vrarë së paku 42 ushtarë të Sirisë.

Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëuar se përshkallëzimi i armiqësive mund të destabilizojë situatën përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin dhe të çojë në “ndërkombëtarizimin e konfliktit jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe shkatërrues në Siri”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›