Vazhdojnë bisedimet për zbatimin e marrëveshjes

Ekipet negociuese të Prishtinës dhe Beogradit do të takohen sot në Bruksel, për të biseduar rreth zbatimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrdhënieve, të arritur muajin e kaluar ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Delegacioni i Prishtinës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ndërsa ai i Beogradit nga këshilltari politik i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq.
Raundi i parë i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes ka përfunduar para dy javëve pa ndonjë pajtim mes palëve.
Këto bisedime në Bruksel udhëhiqen nga drejtori për zgjerim i Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini./Indeksonline/