Rusia e perendimoret, negociata me dyer te mbyllura

Siç raporton Reuters, lidhur me çështjen e misionit EULEX, diplomatët thonë se Rusia dëshiron një deklaratë që në mënyrë eksplicite do ta përkrahte planin 6-pikësh të OKB-së, që mbështetet nga Serbia, por që është hedhur poshtë nga Kosova.
Diplomatet thone se amerikantët dhe disa evropianë ngurrojnë që Këshilli i Sigurimit ta mbështesë këtë plan.
Ata do të preferonin një deklaratë të përgjithshme të mbështetjes për vendosjen e misionit EULEX, që OKB-së i jep mandat të qartë për të filluar transferimin e autoritetit te Bashkimi Evropian, por jo mbështetje të qartë për planin e Kombeve të Bashkuara, i cili është refuzuar nga Kosova.
Agjencia Reuters raporton se diplomatët perëndimorë, edhe një diplomat amerikan, thanë se vullneti i shfaqur i Kosovës për të punuar me EULEX-in, eshte i mjaftueshem qe te nise vendosja e tij.