Strukturat paralele qëllojnë rojat e pyllit
Nga Express më 10 maj 2011 në ora 13:21
Situata është e tensionuar në fshatin Doberqak të Zubin Potok, pasi janë dëgjuar të shtëna armësh nga një grup i serbëve, pjesëtarë të strukturave paralele në drejtim të 7 rojeve të pyllit.
Kosovaprres raporton, duke u mbështetur në “burime ndërkombëtare”, se rreth 30 serbë të strukturave paralele kanë shkuar në këtë fshat për të prerë pemët në një plantacion, pronë e shtetit të Kosovës, dhe në momentin kur rreth 7 roje, kanë tentuar që të ndalin veprimin e serbëve, janë dëgjuar të shtëna armesh në drejtim të tyre.
Në drejtim të fshatit janë nisur forca të KFOR-it, të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës.