Me marrëveshje në bujqësi
Nga Express më 09 maj 2011 në ora 20:51
Kosova dhe Sllovenia do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë.
Ministria e Bujqësisë, e Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural ka njoftuar se ministri Blerand Stavileci do të nënshkruajë të martën një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në lëmin e bujqësisë me homologun e tij slloven Dejan Zidan.
Ministri i MBPZHR’së, Blerand Stavileci, së bashku me ministrin slloven Zidan, kanë vizituar kompaninë “Buçaj”, në Zonën Industriale në Prishtinë. Ndërsa, do të vizitojnë edhe kompaninë “AgroVizioni” në fshatin Llugagji të komunës së Lipjanit.