Rusia fillon të hënën tërheqjen e trupave
Autori i Lajmit: red.
Nga Caroline Wyatt
Rusia ka thënë se do të tërheqë trupat trupat që nga dje, megjithëse Kremlini nuk ka dhënë ndonjë afat për këtë.
Gjatë fundjavës SHBA, Franca dhe Gjermania vendosën presion ndaj Moskës për të filluar të repektojë marrëveshjen e armëpushimit.
Sekretarja e Shtetit, Rajs, tha se premtimi i bërë nga presidenti Dmitri Medvedev duhet të mbahej, ose njerëzit do të mendonin se Moskës nuk i besohet.
Presidenti Sarkozy i Francës tha se Rusia duhet të tërhiqet pa vonesë dhe tha se do të thërriste një samit urgjent të udhëheqësve të BE-së.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke folur në Tbilisi, tha se bota ishte duke mbikëqyrur nëse Rusia do t i tërhiqte shpejt trupat.
Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, ka kërkuar monitorim të tëheqjes.
Nëse dhe kur, tërheqja do të fillojë, atëherë pritet të ketë shumë debate lidhur me interpretimin e saktë apo të paqartë të marrëveshjes së armëpushimit, në mënyrë të veçantë se sa brenda Gjeorgjisë do të lejohen të qëndrojnë trupat.
Një letër shoqëruese e marrëveshjes së armëpushimit thotë se Rusia mund të vendosë paqeruajtësit në një zonë disa kilometra rreth kufirit të Osetisë Jugore.
Moska ka thënë se planifikon të përforcojë marrëveshjen e paqes së vitit 1999 për Osetinë Jugore, e cila do t i vendosë paqeruajtësit ruse 14 kilometra brenda territorit gjeorgjian.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008