Intervistë ekskluzive nga Kina e mundësit shqiptar pak orë para garës së sotme
Autori i Lajmit: red.
Prizreni: “Endrra ime, medalja”
“Ndër ta, flamurtari i delegacionit Sahit Prizreni tërheq më shumë vëmendjen”. Kështu nis intervista ekskluzive e Sahit Prizrenit, dhënë pak orë para garës së sotme me Radio China International. Duke kujtuar natyrisht se 25-vjeçari Sahit Prizreni është mundës i stilit të lirë dhe tani radhitet në vendin e tretë në botë. “Ai ka marrë pjesë në shumë takime të rëndësishme sportive ndërkombëtare dhe ka arritur rezultate të shkëlqyera. Veçanërisht në kampionatin botëror të zhvilluar para Lojërave Olimpike, ai fitoi medaljen e bronztë, duke shënuar rezultatin më të mirë të mundësve shqiptarë në histori. Siç tha kryetari teknik i delegacionit olimpik shqiptar Fidel Ylli, ai është kandidati më i mundshëm për të fituar medalje ndër sportistët shqiptarë që do të marrin pjesë në Olimpiadën e Pekinit.
Për sportistin, zgjedhja si flamurtari i delegacionit olimpik është një nder shumë i madh, që kërkon që ky sportist të ketë patjetër rezultat të shkëlqyshëm. Kurse Sahit Prizreni tha me modesti se ai është fatlum.
"Ky nder është vërtet një nder i madh. Në Shqipëri ka shumë sportistë të zotë, unë jam fatlum që kësaj here mbaj flamurin shqiptar, unë shpresoj ta ngre sa më lart në sportin e mundjes"
Njerëzit kanë përshtypjen se mundësit duhet të jenë me trup të madh dhe të gjatë, kurse Sahit Prizreni është i shkurtër, nga pamja e jashtme duket pak i dobët. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se ç epërsi ka ai, Sahit Prizreni, vetëm 1.56 metra i gjatë tha:
"Ajo që kam unë është shpejtësia, shpejtësia e kombinuar me teknikën. Në ndeshjet më të mira që kam zhvilluar, shpejtësia është arma ime më e fortë."
Më 4 gusht, Sahit Prizreni mori pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes të organizuar nga fshati olimpik për nder të delegacionit sportiv shqiptar. Duke parë flamurin kombëtar shqiptar që valëvitet lart në sheshin e fshatit olimpik, ai ndien një krenari të pakrahasueshme.
“Të jesh shqiptar është bukur, bashkë me flamurin është më e bukur. Flamuri kombëtar është gjëja më e rëndësishme e sportistëve, është krenaria jonë që na mban neve kaq lart”.
Megjithëse ditët e fundit ka pasur probleme dëmtimi, duke folur për ndeshjet e ardhshme, Sahit Prizreni është plot besim.
"Të them të vërtetën që ka tre javë që unë kam pësuar dëmtim në gjurin e djathtë, por kam bërë terapi që 15 ditë para garës...”
Anëtarët e delegacionit, veçanërisht Fidel Ylli, presin shumë nga Sahit Prizreni dhe shpresojnë që ai të fitojë një medalje për Shqipërinë. Për këtë shpresë, Sahit Prizreni tha se nuk do të jetë një presion për të, por një forcë nxitëse.
"Të them të drejtën që ndihem mirë, kam besim, jam i gatshëm ta mbaj këtë përgjegjësi, por edhe të arrij rezultate sa më të mira. Shpresoj shumë që në këtë olimpiadë të realizoj ëndrrën time, e cila është medalja. Është diçka shumë e vështirë, por me përpjekjet në maksimum, uroj që të justifikoj besimin e gjithë ekipit olimpik "
Mjeku nga Kadaja
Terapi për gjurin
Drejtori teknik i delegacionit olimpik të Shqipërisë Fidel Ylli i tha Radio China International, se megjithëse janë eliminuar të gjithë sportistët shqiptarë në Lojërat Olimpike të Pekinit, delegacioni shpreson ende te një medalje olimpike.
Delegacioni shqiptar e ka vënë shpresën e fundit në flamurtarin e delegacionit olimpik Sahit Prizreni. Tani Sahit Prizreni po bën aktivisht stërvitje, ndonëse ka qenë i trazuar nga një dëmtim në gju. Për ta mjekuar delegacioni shqiptar ftoi posaçërisht një mjek nga Kanadaja, duke përdorur mjekësinë kineze. Gjendja e Sahit Prizrenit para garës duket se është e mirë.
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008