Rusia gati të rivendosë marrëdhëniet me NATO-n
Rusia ka theksuar sot se është e gatshme që të rivendos bashkëpunimin ushtarak me NATO-n, gati dy vjet pas ngrirjes së marrëdhënieve, si pasojë e luftës në Gjeorgji, kanë njoftuar agjencitë ruse të lajmeve.
“Ne jemi sërish të gatshëm që të kërkojmë përgjigje të përbashkët ndaj sfidave moderne dhe kërcënimeve ndaj sigurisë ndërkombëtare, si dhe për zgjidhjen e pranueshme për dy palët të problemeve të grumbulluara”, citoi agjencia Interfax gjeneralin Nikolai Makarov, shefin e shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Rusisë.
Ai këtë deklaratë e bëri pas takimit që pati në Moskë me admiralin Giampaolo Di Paola, kryesuesin e Komitetit ushtarak të NATO-s.
Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë u ngrinë, pasi që Moska dërgoi forcat e veta në Gjeorgji, pas sulmit që ndërmorën forcat gjeorgjiane kundër separatistëve në rajonin e Oseitë së Jugut.
Rusia vazhdon të kritikojë zgjerimin e NATO-s në lindje, të cilin Moska e vlerëson si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Rusisë.
Di Paola theksoi se gjatë muajve të ardhshëm, aleanca do të përqendrohet në përgatitjen e programit për aksion të përbashkët me Rusinë në vitin 2011.
Ai theksoi se fushat e gjërat të bashkëpunimit do të përfshijnë aksionet për kërkim dhe shpëtim në det, luftën kundër terrorizmit dhe Afganistanin.