E Diel, 1 Nëntor 2026

Lejohet regjistrimi i veturave "angleze"

Këshilli Organizativ i Protestës së pronarëve të automjeteve me timon në anën e djathtë bën të ditur për anulim të një proteste, të paralajmëruar për sot.

“Pas një konfirmimi jozyrtar të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, se Ministria e Transportit e ka shfuqizuar vendimin për kontrollimin teknik të automjeteve me timon në anën e djathtë (anglez), të cilat janë të regjistruara në KS dhe të cilat tani do te mund të vazhdojnë të regjistrohen, protesta e paralajmëruar për sot para Qeverisë së Kosovës është anuluar”, thuhet në njoftimin për media të KOP-it, të shpërndarë sot me rrugë elektronike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›