E Martë, 3 Nëntor 2026

Rusia godet me 2 raketa qytetin ukrainas, vriten 41 persona, plagosen 180 të tjerë

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski (Volodymyr  Zelenskyy) ka bërë me dije se si pasojë e një sulmi rus në qytetin ukrainas Poltava, 41 persona janë vrarë dhe 180 të tjerë janë plagosur.

Dy raketa balistike ruse kanë rënë afër një institucioni arsimor dhe një spitali. Ndërsa një nga objektet e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht.

 “Raporti paraprak sugjeron se qyteti lindor u godit nga dy raketa balistike ruse. 41 persona janë vrarë dhe 180 të plagosur, disa prej të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë shpëtuar.

Raketat goditën “territorin e një institucioni arsimor dhe një spitali aty pranë”.

Një nga objektet e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht”, deklaroi Zelenski.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›