Gushti i 2024 cilësohet si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Spanjë

Gushti i këtij viti ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë me një temperaturë mesatare prej 25 gradësh celsius. Kjo sipas agjencisë kombëtare meteorologjike të vendit AEMET e cila bëri me dije se temperatura mesatare ishte 0.2 për qind më e lartë se në vitin 2003 dhe 2023, kur në atë vend u regjistruan muajt gusht më të nxehtë.
Sipas AEMET, duke parë ecurinë e temperaturave të regjistruara deri tani, viti 2024 mund të jetë edhe viti më i nxehtë në Spanjën kontinentale qëkur filluan të regjistroheshin temperaturat. Deri tani viti 2022 ka qenë me i nxehti, ku temperature mesatare shkoi në 15.7 gradë celsius.
Muajin e shkuar, shërbimi i ndryshimeve klimatike kopernikus, agjenci evropiane që monitoron klimën, u shpreh se kishte shumë gjasa që 2024-a të ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në të gjithë botën.
/RTSH/