E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia hedh poshtë planet për t’i ofruar azil Bashar al-Asad

Rusia përsëri i ka hedhur poshtë sugjerimet se po planifikonte për t`i ofruar azil politik, presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Për këtë çështje sot është shprehur ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, në Moskë.

“Kolegët tanë gjermanë thanë se ata mendonin se do të ishte mirë që Rusia t`i siguronte azil Bashar al-Asadit. Ne këtë e kuptuam si shaka dhe jemi përgjigjur me shahka: pse ju gjermanët nuk e merrni zotin Asad, nëse ai dëlhrion të shkoj dikund”, tha Sergei Lavrov.

Më herët Rusia e kishte hedhur poshtë idenë e mikrpirtjes së liderit sirian, ndërsa zyrtarët kanë refuzuar të thonë nëse për këtë çështje perëndimi i ishte qasur Moskës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›