E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rusia i kundërpërgjigjet SHBA-ve

Rusia do të ndalojë hyrjen e shtetasve amerikanë të cilët janë fajtor për shkelje të të drejtave të njeriut. Një gjë e tillë vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të SHBA-ve për të ndaluar rusët e shpallur fajtor për shkelje të ngjashme.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka bërë të ditur se për këtë vendim të Moskës ka njoftuar homologen e tij amerikane Hillary Clinton. “Ne do të ndalojmë hyrjen e amerikanëve që në fakt janë faktor për shkelje të të drejtave të njeriut”, tha Lavrov.

SHBA-të, këtë të enjte, miratuan ligjin për normalizimin e tregtisë me Rusinë, por miratuan edhe listën e personave që u ndalohet hyrja në territorin amerikane. Ligji u miratua me shumicë të madhe në Senat dhe Kongres, dhe Presidenti Barack Obama pritet ta dekretoi ligjin.
Sipas ligjit, SHBA ka të drejtën e refuzimit të vizës dhe ngrirjen e aseteve financiare për zyrtarët rus që mendohet se janë përfshirë në shkeljen e të drejtave të njeriut. Ministra e Jashtme ruse e ka cilësuar ligjin “kërcënues dhe absurd” dhe kanë paralajmëruar se masa do të ketë “ndikim negativ në marrëdhëniet dypalëshe”.

Një vendim i tillë merret kur Rusia u bë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë në gusht të këtij viti që e detyron të hapë tregun dhe të ulë tarifat në bazë të termave të anëtarësimit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›