E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi në veri, përgatitjet drejt finalizimit

Përgatitjet për referendumin në veri të Kosovës janë drejt finalizimit, ka konfirmuar anëtari i komisionit për komunën e Zveçanit, Lubomir Radoviç.

Sipas tij, shumica e fletëve të votimit do të shtypen në alfabetin cirilik, ndërsa komisionet komunale do të vendosin “se sa fletëvotime do të shtypen në gjuhën shqipe”.

Referendumi i veriut ështëparashikuar të mbahet më 14 dhe 15 shkurt në Mitrovicë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Më tej Radoviç shtoi se të drejtë vote kanë 35.500 qytetarë, ndërsa do të votohet në 82 zona votimi.

Me referendumin e veriut, serbët synojnë të qartësojnë “vullnetin e komunitetit të tyre për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›