Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, vendi mbetet pa energji elektrike

Rusia po shton sulmet e saj ndaj termocentraleve, sistemeve të ujit dhe infrastrukturës tjetër kyçe në të gjithë Ukrainën. Qindra mijëra njerëz në vend u zgjuan të shtunën nga zhurma e shpërthimeve dhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase po përpiqej të rrëzonte dronët dhe raketat. Banorët po përballen edhe me ndërprerje të shumta të energjisë elektrike.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë në një deklaratë se Rusia kishte nisur një “sulm masiv raketor” duke synuar “infrastrukturën kritike” , disa orë pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë vendin.
Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksii Kuleba, tha se vendi ishte nën “sulm masiv” nga forcat ruse.
“Që në mëngjes, armiku ka sulmuar masivisht Ukrainën. Rajoni i Kievit vazhdon të mbrojë kryeqytetin. Forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan disa objekte të armikut. Rreziku nuk ka kaluar. Alarmi për trafikun ajror vazhdon. I kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në strehimore dhe të ruajnë qetësinë”, ka shkruar ai në Twitter.
Sipas zyrtarëve lokalë, termocentralet në rajonet Odesa, Kirovohrad dhe Lutsk janë prekur, ndërsa probleme të furnizimit me energji janë raportuar në rajone të tjera.
Kira Rudyk, një anëtare e parlamentit ukrainas, tha se 1.5 milionë njerëz janë pa energji elektrike pas sulmeve ruse në termocentralet të shtunën./ CNN.gr
/rtsh.al/