E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gati për të rimarrë postin e kryeministrit? Boris Johnson ndërpret pushimet në Karaibe, rikthehet në Britani

Boris Johnson u kthye në Britani nga pushimet, për të shqyrtuar një ofertë të guximshme për një mandat të dytë si kryeministër, në një garë që mund ta vendosë atë kundër ish-ministrit të tij të financave.

Kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar kryeministren Liz Truss, e cila dha dorëheqjen të enjten pas gjashtë javësh në detyrë, kanë filluar lobimin për të siguruar mjaftueshëm nominime për të hyrë në garën e lidershipit përpara afatit të së hënës.

Johnson, i cili ishte me pushime në Karaibe kur Truss dha dorëheqjen, nuk ka komentuar publikisht për një ofertë për t’u rikthyer në postin e kryeinistrit. Ai ka marrë mbështetjen e dhjetëra ligjvënësve konservatorë, por ka nevojë për 100 nominime për t’u shqyrtuar.

Ministri i Departamentit të Tregtisë James Duddridge tha se Johnson i kishte deklaruar gatishmërinë për t’u rikthyer në postin e kryeministrit.

Kryeministri i ri do të përballet me një sërë vështirësishë, pasi planet ekonomike të Truss shkaktuan trazira në tregjet e obligacioneve, rritën kostot e huamarrjes së qeverisë dhe shtuan problematika të mëtejshme për familjet dhe bizneset që tashmë po përballen me një kosto të shtuar të jetesës./ Reuters

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›