E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia krijon alternativën e NATO-s

Moskë - Rusia duket se po përgatitet të krijojë një alternativë ushtarake të Aleancës së Atlantikut Verior, NATO. Ajo po përpiqet të forcojë lidhjet ushtarake, ekonomike dhe diplomatike me vendet aleate që mbështesin politikat e saj.

Moska zyrtare ka premtuar plot 6 miliardë dollare mbështetje ekonomike për krijimin e një aleance tjetër ushtarake, alternativë kjo e NATO-s. Vende e Organizatës të Marrëveshjes për Siguri Kolektive Rusia, Bjellorusia, Armenia, Taxhikistani, Kirgizistani, Uzbekistani dhe Azerbajxhani kanë vendosur për themelimin e “Forcës Kolektive për Ndërhyrjen e Shpejtë” . Presidenti rus, Dimitri Medvedev ka deklaruar se aleanca e re ushtarake, në një të ardhme shumë të shpejtë do të mund të krahasohet me NATO-n për nga potenciali që do të paraqes.

Ndërkohë, presidenti armen Serj Sarkisyan, u shpreh se aleaca e re do të ketë karakter paqeruajtës dhe do të rris shumë shpejt numrin e ushtarëve. Nga ana e tij, Medvedev tha se aleaca do të ketë nevojë për kuadro të përgatitur ushtarake dhe bashkëpunim të fortë midis vendeve anëtare. Forca e re ushtarake, do të ketë seli qëndrore të përhershme në Moskë dhe çdo shtet anëtarë do të dërgojë përfaqësuesit e vet atje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›