LSI: Rama arrogant
Tiranë-Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi sot se kjo forcë politike ka denoncuar dy vjet më parë skandalin në Jalë, ku u shembën ndërtesa të banorëve. Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili theksoi se Banka Botërore mori një masë shumë të fortë ndaj këtij projekti duke e pezulluar atë.
“Në këtë situatë skandaloze dhe të paprecedentë në të cilën është katandisur projekti i Bankës Botërore të bregdetit dhe rolit tërësisht negative, abuziv dhe me ngjyrim të fortë korruptiv të kordinatorit Malltezi hapi i parë i reflektimit është dorëheqja e Malltezit dhe në rast se kjo nuk ndodh atëherë Kryeministri Berisha në mënyrë të menjëhershme duhet të ushtrojë përgjegjësitë e tij shtetërore dhe të bëjë shkarkimin e Malltezit nga pozicioni që ai mban, si dhe të vihet në dispozicion për të sqaruar gjithçka lidhur me këtë skandal të Qeverisë së tij”-nënvizoi Vasili.
Në emër të LSI-së, ai i ka kërkuar qeverisë të evidentojë të gjithë dëmtimin e shkaktuar ndaj pronave të banorëve të Jalit dhe të marrë masa të menjëhershme për zhdëmtimin e tyre. Duke folur për votimin e djeshëm në këshillin bashkiak të Tiranës, Vasili tha se “u përballën me një Kryetar Bashkie arrogant, i cili deklaroi haptas që në minutën e parë të diskutimit të tij se nuk negocion asnjë shifër, nuk pranon të diskutojë asgjë për buxhetin dhe përfundimisht të gjithë qytetarët kuptuan që për Ramën ky nuk është buxheti i qytetarëve, por është buxheti i tij personal”.