E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, reagon Rama

Tiranë-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, e ka vlerësuar si të kaluar buxhetin në këshillin bashkian, me 29 vota pro, kundrejt 28 kundër. Gjatë një konference për shtyp nga bashkia, Rama tha se buxhetit i dhanë jetë ata këshilltarë që e ndjenjë të nevojshme, që ky buxhet nuk është pjesë e politikës, por e qytetarëve të Tiranës. Sipas Ramës, buxheti u votua, duke i hapur rrugë investimeve në kryeqytet. “Ky nuk është buxheti im dhe as 29 këshilltarëve që votuan pro. Ky është buxheti i atyre mijërave njerëzve që na kanë votuar”-theksoi Rama, duke nënvizuar se me këtë votim i thanë jo pakicës PD-LSI.

“Nuk e kam parë bashkinë e Tiranës dhe punën e saj si pjesë e lojës politike”-tha më tej kryebashkiaku, duke theksuar se ky është buxheti i mijërave qytetarëve të Tiranës, të majtë, apo të djathtë qofshin ato. Sipas Ramës, me këtë buxhet do të përfitojnë të gjitha ata njerëz, nga qendra e deri në periferi. Në fund të fjalës së tij, Rama theksoi edhe një herë bashkimin përtej së majtës dhe të së djathtës, një ide amerikane kjo e hedhur nga Barack Obama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›