E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kunder projekt-rezolutes per Gjeorgjine

Rusia ka hedhur poshte nje projekt-rezolute te Keshillit te Sigurimit te OKB-se per Gjeorgjine qe u propozua nga Franca duke thene se eshte ne kundershtim me kerkesat e armepushimit te ndermjetesuar nga presidenti francez Nicolas Sarkozy. Projekt-rezoluta riafirmon integritetin territorial te Gjeorgjise dhe i ben thirrje Rusise qe te terheqe trupat ne pozicionet qe mbante perpara konfliktit. Por Rusia thote se armepushimi qe pranoi javen e kaluar, u lejon trupave qe te terhiqen ne nje zone sigurie ne anen gjeorgjiane te kufirit me Osetine Jugore. Duke folur gjate nje takimi ne OKB, ambasadori rus, Vitaly Churkin, u pyet nese Rusia do te vendoste veton mbi rezoluten. "Do te shohim. Sinqerisht ata mund ta hedhin ne vote nese duan, do te shohim se cfare do te ndodhe. Eshte humbje kohe, humbje kohe", u shpreh ambasadori rus. Sipas tij, procesi i terheqjes se forcave ruse do te vazhdoje, normalizimi i situates do te vazhdoje, ushtria jone do te marre pozicionet si paqeruajtes ne kete zone te sigurt. Me heret Moska hodhi poshte nje paralajmerim te NATO-s se marredheniet normale ishin te pamundura per sa kohe qe trupat e saj mbeteshin brenda Gjeorgjise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›