E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupat ruse terhiqen nga Osetia Jugore deri te premten

Rusia ka njoftuar se trupat e saj do te terhiqen nga Gjeorgjia deri te premten, ne pozicionin qe parasheh plani paqesor, qe eshte ndermjetesuar nga Franca. Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ne nje bisede telefonike me homologun francez, Nikolas Sarkozi, ka premtuar se ushtaret e tij do te terhiqen deri me 22 te ketij muaji, ka bere te ditur Kremlini. Po ashtu, ai ka miratuar pranine e vezhguesve te OSBE-se. Edhe pse shenjat ne terren flasin ndryshe, ngase ne shumicen e zonave te konfliktit, ushtaret ruse nuk po japin sinjale te terheqjes. Perendimi ka paralajmeruar se vonesat e vazhdueshme do te demtonin reputacionin e Moskes dhe do te rrisin presionin. Nderkohe, ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se nuk eshte arritur asnje marreveshje per Gjeorgjine pas kundershtimit te ashper nga ambasadori rus, Vitaly Churkin Me heret Moska hodhi poshte nje paralajmerim te NATO-s se marredheniet normale ishin te pamundura per sa kohe qe trupat e saj mbeteshin brenda Gjeorgjise. Diten e marte, trupat ruse u pane te largoheshin nga qyteti Gori, por korrespondentet thone se kane ende disa pozicione te artilerise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›