E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rusia lëshon urdhër arreste për dy gazetarë italianë, akuzohen për hyrje të paligjshme në Kursk

Një gjykatë ruse ka urdhëruar arrestimin e gazetarëve italianë, Stefania Battistini dhe Simone Traini, të cilët punojnë për transmetuesin publik Rai.
Dy gazetarët italianë akuzohen për “hyrje të paligjshme në rajonin rus Kursk nga Ukraina më 6 gusht të vitit të kaluar , me një automjet që i përkiste forcave të armatosura të Kievit”.

Për shkak se ata janë aktualisht jashtë territorit rus, ekstradimi i tyre është kërkuar edhe nga Italia, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax .

“Urdhër arresti dhe kërkesa për ekstradimin e Stefania Battistini dhe Simone Traini janë një provokim i papranueshëm, kërkojmë që qeveria jonë të mbajë menjëherë qëndrim kundër kësaj tentative të re për të frikësuar gazetarët italian딠, thekson në një deklaratë Sindikata e Gazetarëve të Italisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›