E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia me ligj për “tradhtinë e lartë”

Një ligj i diskutueshëm që e zgjeron përkufizimin e “tradhtisë së lartë”, ka hyrë në fuqi në Rusi, pavarësisht premtimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, për ta rishikuar atë.

Ligji zgjeron numrin e aktiviteteve që konsiderohen si tradhti e lartë, siç është bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare, veprim që konsiderohet “kundër sigurisë së Rusisë”.

Ligji është kritikuar shumë nga aktivistët e të drejtave dhe zyrtarët perëndimorë, të cilët thonë se ky legjislacion mund ta kriminalizojë ndarjen e informatave me grupe ndërkombëtare, si Amnesty International apo Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›