E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina është gati për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Kanë filluar takimet e grupeve teknike për implementimin e marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM), gjë që sipas numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi janë sinjalet e para për zbatimin e kësaj marrëveshje në fillim të dhjetorit. Ai deklaratat e kryeministrit serb Ivica Daçiq që Kosovës mund t’i merren territore nuk i merr shumë seriozisht, ndërkohë Aleksandër Vulinit i rekomandon që të udhëheq ndonjë OJQ.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mbajtur të mërkurën pasdite, Kuçi ka dal në një konferencë për media për të ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai ka konfirmuar pas takimet që janë mbajtur sot për implementimin e IBM, ku në këto takime kanë qenë përfaqësuesit nga Kosova dhe nga Serbia.

“Në vazhdën e asaj që po bëhen për filluar menaxhimi i integruar i kufijve ka edhe takime të grupeve teknike, që ka pasur sot do të ketë edhe në ditët në vazhdim që në fillim të dhjetori të filloj të implementohet në katër pika kufitare në raport me Serbinë. Janë sinjalet e para të përgatitjes konkret teknike organizative për të implementuar menaxhimin e integruar të kufijve. Po ka përfaqësues të palës serbe, por edhe asaj kosovare”, ka thënë Kuçi.

Lidhur me bisedimet që janë zhvilluar mes dy kryeministrave, ai ka thënë se temat më shumë kanë qenë të përgjithësuara dhe që janë diskutuar tash e dy vite që nuk ka pas nevojë për ndonjë përgatitje shtesë.

Por për temat e theksuara, Kuçi ka thënë se do të jenë njerëzit adekuat nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile.

I pyetur për deklaratat e kryeministrit serb, Ivica Daçiq që Kosovës mund t’i merren edhe territore, zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se kohëve të fundit ka deklarata më ndryshe sesa që janë dëgjuar më parë, por sipas tij këto deklarata mund të kuptohen edhe konsum të brendshëm politik.

Për më tepër, ai ka thënë se garancat që Daçiqi i ka dhënë në Bruksel lidhur me implementimin e marrëveshjeve të deritanishme dhe zgjidhjen e raporteve me Kosovën janë korrekte dhe pritet të shihet rezultati në praktikë.

Ndërkohë, ai e ka ndier veten të ofenduar kur është kërkuar nga mediat të i komentoj deklaratat e shefit të zyrës për Kosovën, Aleksandër Vulin.

“Po e them shumë drejt ajo çka e thotë Vulin nuk e marr serioz. Ai është i mirë për me luajt ndonjë OJQ, por me u marr me këto punë. Ai është një njeri joserioz që vjen në Kosovë që nuk dinë çka ka me bërë dhe çdo javë kërkon leje dhe hynë edhe në mënyrë ilegale. Është ofendim për mu me ia komentuar deklaratat një njeri që nuk e di a është mirë kështu i disponuar”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq në lidhje me aferën e fundit të korrupsionit në Ministrin e Punëve të Brendshme, Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës i jep mbështetje drejtësisë.

“Unë jam i informuar që ministri i Punëve të Brendshme edhe më herët ka bërë kërkesë për hetime të tilla dhe besoj kërkesa me shkrim. Por ashtu jam i informuar që gjërat po shkojnë në hetim e sipër edhe me disa arrestime, drejtësia duhet të thotë fjalën e vet, politika jo”, ka theksuar ai./kosovapress/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›