Punë axhaminjsh!
Policia në Pensilvani të SHBA-ve njoftoi se ka arrestuar dy të rinj të cilët ishin futur pa leje në një furgon policie, ishin mbyllur brenda dhe vetëm pasi nuk gjetën rrugë për të dalë jashtë thirrën policinë.
Ryan Letchford (21 vjeçar) dhe Jeffrey Olsen (22 vjeçar) po argëtoheshin në një festë të shtunën kur u larguan dhe u futën në një furgon police i cili ishte parkuar para ndërtesës.
Djemve u lindi ideja “gjeniale” për të bërë fotografi të rrejshme të arrestimit të tyre në furgon për tu mburrur para shokëve. Për fat të keq, pas fotografimit, e kuptuan se dera e furgonit ishte mbyllur dhe nuk mund të hapej, shkruan Philadelphia Daily News.
Pasi nuk u kthyen në festë rreth një orë, miqtë e tyre u vunë në kërkim të tyre dhe i gjetën të mbyllur në furgonin e policisë. Pasi askush nuk mund ta hapte derën vendosën të thirrin për ndihmë.
Shpejtë në “vendin e krimit” erdhi shoferi, polici Mike Connor i cili hapi derën. Djemtë u arrestuan dhe u akuzuan për tentim vjedhje të makinës, dehje në vend publik dhe vandalizëm.