Japonezët shpikën veshjet me air condition
Pas fatkeqësisë në centralin bërthamor në Fukushima, Japonia mbeti pa shumicën e reaktorëve dhe autoritetet në rajonin e Tokios dhe Tohokuas urdhëruan firmat që të zvogëlojnë shpenzimin e energjisë elektrike deri në 15 për qind për t’iu ikur reduktimeve.
Fikja e dritave, heqja e aparateve nga priza dhe nisja e punës më herët janë vetëm disa nga masat që kanë marrë firmat për t’iu përshtatur këtyre kufizimeve, ndërsa disa kanë gjetur zgjidhje edhe me veshjen e punëtorëve me veshje origjinale të cilat mund t’i zëvendësojnë edhe aparatet më të mira të klimës.
“Nuk duhet ftohur tërë hapësirën, me rëndësi është që njerëzit të ndjehen freskët”, tha Hiroshi Ichigaya, zbulues i veshjeve dhe themelues i Kuchofukua, firmë e themeluar më 2004 në Toda.
Ish punëtori i kompanisë Sony, Ichigaya ia kishte vënë vetes si detyrë shpikjen e një sistemi ftohjeje i cili nuk shpenzon shumë energji. Në xhaketë vendosi dy ventilatorë të vegjël të cilët rrotullohen me ajrin nga jashtë, e qarkullojnë brenda xhaketës e më pas e hedhin jashtë – këmisha e lagur nga djersa thahet shpejtë dhe trupi ftohet. Xhaketa me klimë funksionon me bateri.