E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Bjellrosinë

Rusia ka ndërprerë të hënën furnizimin me gaz për Bjellrosinë me 15%, duke e shtyrë fqinjin e saj të paguajë një borxh prej 192 milionë dollarësh, si dhe duke shkaktuar frikë për ndërprerjen e dërgesës së gazit në Europë.
Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë përkeqësuar pas mosarritjes së akordit mbi rregullat e unifikuara doganore dhe pas strehimit të presidentit të përjashtuar kyrgyz Kurmanbek Bakiev, pavarësisht se Moska mbështet udhëheqjen e re të Kirgistanit.
Rusia furnizon një të katërtën e europës me gaz nëpërmjet Bjellrosisë që lidhet me Poloninë, si një nga rrugët kryesore tranzit të naftës dhe të gazit për kontinentin.
Mosmarrëveshjet e mëparshme të çmimit me Minskun kanë çuar në mungesën e furnizimit me naftë me Poloninë dhe Gjermaninë.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur dhe me Ukrainën për gati dy javë në vitin 2009, duke lënë pa karburant shumë europianë gjatë dimrit të ftohtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›