Rusia nuk është kundra rezolutës për Korenë e Veriut
Moskë - Rusia nuk është kundër një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me provën bërthamore të Koresë së Veriut këtë javë, por gjykon se është ende shpejt për të diskutuar në lidhje me sanksione të mundshme, deklaroi sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse.
"Nuk kemi asnjë bazë ku do të mbështeteshim për të kundërshtuar një rezolutë të re të OKB-së kundër Koresë së Veriut", deklaroi zëdhënësi Andrei Nesterenko në një konferencë shtypi.
"Është ende e parakohshme të flitet për hollësi të vendimit të pritshëm të Këshillit të Sigurimit për sa u takon sanksioneve të mundshme kundër Koresë së Veriut", shtoi ai.
Diplomatët perëndimorë deklaruan dje se fuqitë botërore, përfshi edhe Rusinë, kishin rënë dakord në parim se Pheniani duhet të përballet me sanksione të ashpra për shkak të shpërfilljes nga ana e tij të një rezolute të OKB-së përmes kryerjes së provës së dytë të një pajisjeje bërthamore pak ditë më parë.
Sipas diplomatëve nuk pritet ndonjë rezolutë e re dhe votimi i saj të paktën deri javën e ardhshme.
Por Nesterenko paralajmëroi kundër një gare armatimi në Azi pas provës bërthamore nga Koreja e Veriut.
"Shpresojmë që aktet e fundit të Koresë së Veriut nuk do të përdoren nga shtetet e tjera si justifikim për fuqizimin e kapaciteteve të tyre ushtarake dhe nuk do të shndërrohen në një shkak për fillimin e një gare të re armatimi në rajon", theksoi zëdhënësi.