LSI reagon për raportin e AI
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot, për raportin e Amnesty International, që sipas kësaj force politike, tregon se qeveria e ‘duarve të pastra’ është më e korruptuar dhe më e paaftë se ajo e mëparshmja.
“Dështimi tjetër i kësaj qeverie, sipas këtij raporti është shtimi i korrupsionit në zyrat dhe në administratën shtetërore. Gjithashtu edhe besimi në prokurori si dhe në gjykatë ka njohur një rënie të ndjeshme. Korrupsioni që ka marrë peng vendin duket qartë edhe nga mungesa e zbardhjes së cështjes së Gërdecit, guri i zi i kësaj qeverie, e cila refuzon të cojë fajtorët e vërtetë në bankën e akuzës”-theksoi zëdhënësi i LSI-së, Ralf Gjoni.
Ai shtoi, se tepër shqetësues mbetet edhe dhuna në familje dhe ajo ndaj gruas që ka njohur rritje kohët e fundit. “Në Shqipëri sot një në tre gra dhunohet duke lëkundur kështu besimin tek strukturat e policisë dhe tek mbrojtja që duhet të ofrohet nga shteti”-tha më tej Gjoni. Zëdhënësi i LSI-së, ka shprehur shqetësim, edhe për gjendjen alarmante të trafikimit të femrave dhe fëmijëve shqiptarë.
“Eshtë e qartë sot se qeveria Berisha administron një shtet të paaftë që nuk gjendet pranë qytetarit në orën e tij të nevojës. Duhet të jetë e qartë sot se mesazhi nga Londra nuk lë vend për keqkuptime – Shqipëria e Berishës nuk është e aftë të përmbushë standartet e nevojshme për t’a integruar vendin në Bashkimin Europian dhe se në 28 Qershor, të gjithë shqiptarët dhe në vecanti rinia e këtij vendi duhet t’a nxjerrë në pension Berishën me votën e tyre, për të siguruar një të ardhme më të mirë për jetën e tyre”-theksoi Zëdhënësi.