Rusia pajtohet për marrëveshje bërthamore me Iranin
Rusia është pajtuar me propozimin e agjencisë bërthamore të OKB-së, për të ndihmuar në reduktimin e sasisë së uraniumit të përpunuar që posedon Irani, ka deklaruar sot Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ne jemi pajtuar me këto propozime dhe tani nuk po llogaritim vetëm në Iranin, por edhe tek të gjithë pjesëmarrësit tjerë në negociata, që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të implementuar skemën e propozuar, tha Lavrov.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore i propozoi gjatë javës propozim-marrëveshjen Iranit dhe tri fuqive botërore, me kërkesën që ajo të miratohet brenda 48 orëve, për të reduktuar sasinë e nivelit të pasuruar që posedon Irani, sasi kjo e cila nga Perëndimi konsiderohet si e rrezikshme.
Irani deri me tani ka refuzuar të qartësojë se a do ta mbështetë këtë plan, me të cilin nga Irani do të kërkohet që deri në fund të këtij viti të dërgojë në Rusi dhe Francë 1.2 tonë të uraniumit të vet të pasuruar. Ky material më pas do të konvertohej në karburant për një objekt mjekësor bërthamor në Teheran.
Megjithatë, Teherani si problem e konsideron Francën, për të cilën ka theksuar se nuk i është përmbajtur marrëveshjeve bërthamore, të cilat i ka arritur në të kaluarën me Iranin.