SHBA në aksion kundër bandave meksikane
Meksika ka mirëpritur aksionin masiv të SHBA-së, në shënjestër të së cilit janë vënë bandat meksikane të drogës, me çrast gjatë dy ditëve të kaluara janë arrestuar 303 persona dhe janë konfiskuar tonelata të tëra të lëndëve narkotike.
Mbi 3 mijë agjentë federativë dhe policë janë dërguar në 19 shtete të SHBA-së, duke u përfshirë në aksionin Project Coronado, të iniciuar para disa viteve, në kuadër të së cilit 1200 persona janë arrestuar që nga viti 2005.
Ky operacion i ka dhënë një goditje të rëndë rrjetit ilegal të furnizimit me drogë, armë dhe para, rrjet ky i cili vepron në Meksikë dhe SHBA, deklaroi prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder.
Qeveria e Meksikës është mirënjohëse për përpjekjet e SHBA-së, të cilat rezultuan me arrestimin e 303 personave të dyshuar në territorin amerikan, theksoi Holder më tutje.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe ai i Meksikës, Felipe Calderon, janë zotuar se do të shtojnë bashkëpunimin në luftën kundër karteleve meksikane të drogës.
Por përkundër faktit se ka angazhuar 50 mijë pjesëtarë shtesë të forcave të sigurisë, Calderon deri me tani nuk ka arritur të reduktojë dhunën e ushtruar nga kartelet e drogës, si pasojë e së cilës që nga viti 2006 janë vrarë së paku 14 mijë njerëz.