Lufta, Moska pretendon se po sulmohet: Ukraina ka bombarduar sërish territorin rus

Moska ka akuzuar sërish Kievin se po sulmon rajonin Belgorod të Rusisë. Sipas guvernatorit rus të rajonit, Vyacheslav Gladkov, Kievi ka bombarduar vendbanimin Golovchino, ku janë shembur disa banesa të braktisura.
“Dje pati raportime të tjera për bombardime të supozuara ukrainase, përsëri në rajonin e perëndimit të largët rus që kufizohet me Ukrainën në perëndim dhe jug”, tha Gladkov
Edhe më 19 prill, Moska akuzoi Kievin se kishte sulmuar territorin e saj, duke lënë 3 të plagosur, por kjo u mohua nga autoritetet ukrainase./ La Repubblica
/rtsh.al/