Keniani Mesop dhe rusja Shobukova fituan maratonen e ikagos
Ishte një maratonë që solli lavdi, por edhe tragjedi. Çikago, një nga qytetet më të shquar të Amerikës, përjetoi maratonën e tij të radhës, atë të 34-ën, në të cilën pati rekorde, por edhe humbje jete. Keniani Mesop dhe rusja Shobukova u shpallën fitues, në fund. Natyrisht, në start, të gjithë mendonin vetëm fitoret dhe këto nuk munguan. Pasi masa e madhe e vrapuesve u nis në grup, dalë nga dalë nisën të dilnin në pah diferencat.
Kur kishin mbetur edhe 10 km deri në përfundim, Mozes Mesop bëri shkëputjen vendimtare dhe i vetëm vrapoi drejt cakut përfundimtar. Ai fitoi duke dhënë kohën rekord të kësaj maratone, me 2 orë, 5 minuta e 37 sekonda dhe duke bërë autokritikë pas humbjes së maratonës së Bostonit në prill. Rekordi i ri është 4 sekonda më i mirë sesa i vjetri, i vendosur nga Uanjiru më 2009. Podiumi ishte i gjithi kenian, aty hipën edhe Korir dhe Kipjego.
Shobukova gjithashtu u bë emër historik, pasi fitoi garën me kohën 2 orë, 18 minuta e 20 sekonda dhe, jo vetëm kaq, por arriti ta fitonte Çikagon për herë të tretë radhazi. Në vend të dytë doli etiopiania Ejegajehu Dibaba dhe në të tretin, japonezja Kajoko Fukishi.
Tragjedia erdhi kur një burrë 35-vjeçar, i quajtur Uilliam Kejvinis u rrëzua dhe vdiq gjatë vrapimit të maratonës. Amerikani ishte një zjarrfikës nga Grinsboro i Karolinës Veriore dhe humbi ndjenjat vetëm 450 metra larg vijës së finishit. Komandanti i skuadrës zjarrfikëse të Grinsborout besohet se humbi jetën nga një atak në zemër, ndërsa u mësua se kishte mbledhur 2 475 dollarë ndihmë për fondacionin e viktimave nga zjarret. Ai ishte i martuar dhe me dy fëmijë.