E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia paralajmëron pasoja katastrofike nëse ndërhyhet në Siri

Rusia paralajmëron se një sulm mbi Siri do të kishte pasoja katastrofike. Për Rusinë përpjekjet për të anashkaluar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për herë të njëqindtë krijojnë pretekste artificiale të pabazuara për ndërhyrje ushtarake në rajon.

Deklarata erdhi nga ministria e Jashtme ruse nëpërmjet zëdhënësit të saj, Alexandër Lukashevich, i cili theksoi se pasojat katastrofike do të ishin për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Edhe një ditë më parë, shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov u shpreh kundër një ndërhyrjeje në Siri.

(e.m/e.kaçorri/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›