E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia për vendin e parë, Greqia për surprizën

Gazeta Shqip

Grupi A 

Greqia duhet të tentojë surprizën, duke fituar ndaj Rusisë kalon turin, por duhet një ndeshje perfekte. Probleme të mëdha për trajnerin Santos, skuadra nuk funksionon, ua dhuron gjithnjë 45 minutat e para kundërshtarëve dhe zgjohet gjithnjë shumë vonë, pak lojë dhe shumë aksione personale, që prodhojnë pak ose asgjë! Nga ajo që është parë deri tani, vërtet duket një Greqi e vogël. Rusia bëri një gjysmë hapi fals, mund ta siguronte kualifikimin ndaj Polonisë, por planet u prishën nga vendasit. Rusia është e bukur për tu parë kur niset shpejt me 5-6 lojtarë në fazën ofensive, po thelbi i lojës është te puna e palodhshme e mesfushës. Sigurisht sulmuesit grekë nuk janë të shpejtë dhe ky është një avantazh për Rusinë, e cila shihet si favoritja për triumfin në këtë sfidë.

Greqi-Rusi

Vetëm një fitore surprizë e grekëve ndaj rusëve do ti kualifikonte këta të fundit për më tej. Ndërsa Rusia që ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para, është favorite

Rusia për vendin e parë, Greqia për surprizën burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›