Rusia përshëndet marrëveshjen e Fatahut dhe Hamasit

Rusia ka përshëndetur marrëveshjen për pajtim ndërmjet grupeve palestineze të Hamasit dhe Fatahut.
"Moska përshëndet nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, e cila është rezultat i përpjekjeve të palëve të ndryshme, sidomos të Egjiptit", njoftoi Ministria e Jashtme.
Në deklarate theksohet se edhe Rusia ka kontribuar në arritjen e marrëveshjes, e cila dje u nënshkrua në Kairo.