Feith: Largohemi vetëm kur të zbatohet pakoja Ahtisari

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Pieter Feith,e ka bërë të qartë sot se misioni i mbikëqyrjes së pavarësisë, nuk mund të përfundoj pa zbatimin e plotë të planit të Ahtisarit. Ai gjatë një takimi me Kryeministrin Hashim Thaçi, i tha këtij të fundit se vetëm zbatimi i plani mund të largoj ndërkombëtarët nga Kosova.
“Ne gjatë muajit të ardhshëm do ta mbajmë takimin e radhës të Grupi Drejtues Ndërkombëtarë për Kosovën, dhe shpresojmë që do të prezantojmë progres, pasi qëllimi është ky sa më shumë qe arrihet përparim në zbatimin e planit të Ahtisarit, ne më lehtë do të bindim vende anëtare të këtij Grupi se pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fund”, ka thënë Feith.
Ai theksoi se nuk mund të japte data se kur përfundon misioni i mbikëqyrjes por insiston që të arrihet përparim, nëse kosovarët duan që pavarësinë të mos e mbikëqyrin ndërkombëtarët. Ndryshe Feith tani mban vetëm një post në Kosovë, atë të përfaqësuesit civil ndërkombëtarë pasi si përfaqësues i BE-së mandatin e ka përfunduar me 30 prill. BE ende nuk ka gjetur emër qe do ta marr këtë pozitë në vendin tonë.