E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: Për Libinë janë mbledhur 250 milionë dollarë

Deri tani, janë mbledhur 250 milionë dollarë ndihma humanitare për Libinë. Keshtu deklaroi, Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini pas takimit të Grupit të Kontaktit për Libinë.

Pas mbledhjes në Romë, Fratini tha se takimi i radhës i Grupit të Kontaktit do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk saktësoi ndonjë datë.

Në grupin që u formua nga fundi i muajit mars në Londër, bëjnë pjesë 26 vende.

Takimi i parë i Grupit të Kontaktit u mbajt në Katar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›