E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia pershendet planin e perpunuar nga Gjermania per Abkazine

Plani i perpunuar nga Gjermania per zgjidhjen e konfliktit mes Gjeorgjise dhe provinces qe kerkon te shkeputet prej saj Abkazise, eshte pritur pozitivisht ne Rusi. Ministri i Jashtem rus, Sergej Lavrov, pas nje bisede me homologun e tij gjerman, Shtajnmajer, ne Moske tha se plani eshte nje ndihme e mire per kerkimin e kompromiseve. Me pare ministri i Jashtem gjerman e kishte paraqitur planin per paqe ne Gjeorgji dhe Abkazi. Qeveria ne Tbilisi reagoi e permbajtur ndaj tij ndersa Abkazia e refuzoi planin. Ai parashikon heqjen dore nga dhuna si dhe negociata per rikthimin e refugjateve gjeorgjiane dhe per statusin e ardhshem te provinces.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›