Kryeministri britanik Braun zhvillon vizite te papritur ne Irak
Kryeministri britanik, Gordon Braun, ka mberritur dje ne Irak per nje vizite te shkurter, e cila nuk ishte paralajmeruar. Lajmi, "gozhdoi" mediet angleze, qe e mesuan vetem pasi ai mberriti ne zonen e luftes. Mesohet se Braun kishte ne axhende zhvillimin e bisedimeve me perfaqesues te qeverise irakiane dhe vizite te trupat britanike ne jug te vendit. Ato i dorezuan ne dhjetor forcave irakiane te sigurise kontrollin mbi qytetin port Basra. Sipas njoftimeve te medieve, Braun do te shohe se si mund te vazhdoje reduktimi i trupave nga 4000 aktualisht ne 2500. Javen e ardhshme, Braun do te prononcohet per angazhimin e metejshem ushtarak te Britanise se Madhe ne Irak.