Rusia refuzon Qipron: Nuk jemitë interesuar për ofertën
Të tjera rreth shkrimit FOTO nga protesta para Parlamentit
QIPRO- Ministri i Financave i Qipros, Michalis Sarris ka lënë sot Moskën pa arritur një marrëveshje. Sarris ndodhej në Rusi prej dy ditësh për t’i kërkuar ndihmë financiare për të shpëtuar Qipron nga kriza por dhe nga kushti i vënë nga BE dhe FMN për të marrë 10 miliardë euro.
Sarris ka kërkuar një zgjatje prej pesë vitesh të kredisë ruse prej 2,5 miliardë euro, me një ulje të taksës së interesit, dhe propozoi investimet në sektorin bankar dhe të energjisë në këmbim për mbështetje financiare për të zgjidhur krizën e ishullit mesdhetar.
“Nuk jemi të interesuar për propozimin e Qipros” ka thënë ministri rus i Financave Anton Siluanov duke deklaruar se negociatat janë mbyllur.
MBLIDHET PARLAMENTI
Parlamenti do të votojë sot për plan të ri i cili do të çonte në grumbullimin e 7.5 miliard dollarëve, ose 5.8 miliardë euro për të shmangur falimentimin por dhe për të siguruar financimin nga ana e Bashkimit Evropian.
“Qiproja është në garë me kohën pasi Banka Europiane Qëndrore i dha Qipros afatin deri të hënën për të gjetur këto para.”- shkruan sot BBC.
Ndërkohë që mijëra protestues janë vendosur para parlamentit pasi kundërshtojnë taksën që propozohet për të vendosur ndaj depozitave bankare.
Banka Qendrore Evropiane paralajmëroi dje se do t'i ndërpresë Qipros financimet e emergjencës nëse deri të hënën nuk bihet dakord për një plan të ri. Bankat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura këtë javë për të mos lejuar që klientët e përfshirë nga paniku të tërheqin paratë. Ndërkohë që deklarohet se bankat kanë para deri të hënën nëqoftëse nuk hartohet një plan për zgjidhjen e situatës.
vijon
sg/shqiptarja.com