Napolitano pritet të mandatojë Bersanin për formimin e qeverisë
ROME- Presidenti italian, Xhorxho Napolitano pritet të mandatojë liderin e së majtës Pier Luigi Bersani për formimin e një qeverie të re, bëri të ditur sot shtypi vendas.
Pas 48 orë konsultimesh me të gjithë liderët e partive, Napolitano deklaroi se ai do të merrte sot një vendim se cilin nga personalitetet do të përzgjidhte për t'i dhënë mandatin për formimin e një qeverie të re.
Sipas mediave italiane, ai do t'i japë mundësinë Bersanit, kreut të forcës së parë politike në vend.
Partia Demokrate (PD, e majtë) ka marrë shumicën absolute në Dhomën e Përfaqësuesve, por jo në Senat.
Pas bisedimeve me Napolitanon, kreu i PD-së, Pier Luigi Bersani deklaroi se "do t'i shërbente vendit për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm për ndryshim" duke shtuar se koalicioni i tij "përbënte forcën e parë politike në vend".
(sg/shqiptarja.com)